Sport

Futbollisti i Ballkanit që realizoi dy gola në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 04 January 2021

Futbollisti i Ballkanit, Mevlan Zeka, është njëri prej sulmuesve më të spikatur në vendin tonë, shkruan Gazeta inFokus.

Përkundër pandemisë ‘Covid-19’ dhe ndërrimit të skuadrës, Zeka pati paraqitje mjaftë të mira gjatë vitit 2020.

Ai vitin që lamë pas e nisi me Feronikelin, ku luajti deri në përfundim të sezonit 2019/2020.

-Advertisement-

Sulmuesi gjakovar me skuadrën nga Drenasi ka realizuar 10-të gola, ku dy prej tyre i ka shënuar në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve.

Ai ndihmoi ‘Niklin’ edhe me tre asistime, por më të përfunduar sezonin, Mevlan Zeka, u transferua të skuadra e Ballkanit që pretendonte titullin kampion dhe daljen në Evropë.

26 vjeçari nën drejtimin e ish-trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishit, realizoi dy gola vendimtar në fitoren e madhe në fund të ndeshjes ndaj Prishtinës.

Edhe pse nuk ishte çdo herë startues futbollisti nga Gjakova sa herë kishte rastin tregonte potencialin e tij, duke e ndihmuar skuadrën nga Suhareka edhe me dy asistime, në takimet me Arbërinë dhe Dritën.

Mevlan Zeka mund të ketë minutazhë më shumë në stinorin pranveror, pasi tashmë trajner i Ballkanit është Bledi Shkëmbi, i cili ka punuar me Zekën në kohën kur drejtonte Lirinë e Prizrenit./Gazeta inFokus/

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, playing a sport dhe jashtë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera