Sport

Frank Lampard flet për situatën e Solskjaer tek Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 11 December 2020

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka folur rreth situatës së trajnerit të Manchester United, Ole Gun Solskajer, shkruan Gazeta inFokus.

Solskjaer gjendet në një pozitë aspak të mirë më klubin, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga Leipzig me rezultat 3-2.

Lampard ka thënë se është e vështirë të menaxhosh një skuadër për të cilën dikur ke luajtur, siç po bën Solskjaer.

-Advertisement-

“Ne të gjithë kemi kohë të mira dhe të këqija dhe gjëja e fundit që do të doja të bëja do ishte të jepja një mëndim për pozitën e Oles.

Mendoj se do të ishte një gabim”.

“Mendoj se njerëzit e shikojnë atë me një këndvështrim tjetër. Unë mendoj së në kohë të vështira mund të jetë shumë e rastësishme dhe shumë e lehtë thjesht t’i referohesh faktit që keni qenë lojtar dhe kjo është arsyeja pse e keni marrë punën”.

“Pavarësisht nëse unë jam Ole ose kushdo tjetër në atë pozicion nuk jeni vetëm ne të dy që kemi marrë atë rrugë, ka plot menaxher të tjerë”.

“Por një gjë nuk mund ta bësh dhe të ankohesh për këtë. Ju thjesht vazhdoni me punën tuaj dhe jam i sigurt se kjo është pikërisht ajo që Ole po bën në prapaskenë siç bëj unë çdo ditë këtu”, është shprehur Lampard.

‘Djajtë e Kuq’ aktualisht gjenden në vendin e gjashtë me 19-të pikë, në tabelë në Premier Ligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera