Sport

Formacioni i Shqipërisë kundër Skocisë

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 10 September 2018

Christian Panucci ka bërë sërish ndryshime të mëdha në formacionin e Shqipërisë, për ndeshjen e sotme ndaj Skocisë.

Ai ka ulur në stol Hykën dhe në vend të tij pritet të aktivizojë të riun Ndoji.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, një tjetër ndryshim i madh është edhe ulja në stol e Migjen Bashës, një nga më të mirët kundër Izraelit. Në vend të tij pritet Sabjen Lilaj.

-Advertisement-

Ndërkohë, në majën e sulmit do të jetë Bekim Balaj dhe jo Guri, ashtu si kundër është bërë e ditur nga gazeta qysh sot.

Emanuele Ndoj është mesfushor, dhe luan për skuadrën e Breshias, në Serinë B italiane. 21-vjeçari, i cili është 1.87 metra i gjatë, ka qenë pjesë e Kombëtareve të moshave, si dhe tashmë është grumbulluar, në dy ndeshje edhe me Kombëtaren A.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera