FMN: Rrugët e Kosovës larg standardeve të BE-së
Autori: Gazeta inFokus
10:55 | 12 February 2018
Janë vetëm 90 kilometra rrugë në tërë Kosovën që janë të paasfaltuara, por edhe ato që janë të asfaltuara janë shtruar vetëm shkel e shko. Rrugët e Kosovës nuk i afrohen as për së afërmi standardeve të BE-së, shkruan Infokusi.com.
Në gjendje më të mirë nuk janë as rrugët e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, ish Republikës Jugosllave e Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mal i Zi dhe Serbi) kanë rrjete të transportit, energjisë dhe telekomunikacionit që nuk janë të zhvilluara sa duhet, në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian (BE)”
Kështu thuhet në raportin “Fokusi shtetëror i FMN”, që ka publikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar, shkruan Infokusi.
Sipas këtij raporti, mungesa e infrastrukturës themelore publike në rajon, nga FMN-ja po konsiderohet si pengesë e rëndësishme për rritje më të lartë ekonomike.
FMN-ja konsideron që përmirësimi i rrjetit të transportit, energjisë dhe telekomunikacionit do të ndikonin në rritjen e produktivitetit, integrimin më të thellë në rrjedhën e tregtisë globale dhe do të ndikonin në investimet e huaja.
“Rrjetet më të mira të transportit, energjisë dhe telekomunikacionit do të ndihmonin vendet e Ballkanit Perëndimor që ta rrisin produktivitetin, të integrohen më thellë në rrjedhën e tregtisë globale dhe ta përmirësojnë atraktivitetin e rajonit për investime të huaja”, thuhet në raportin e publikuar nga FMN-ja./INFOKUSI/.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...




























