Sport

Fitoi çmimin lojtari më i mirë i vitit në Kosovë, Vojvoda reagon për herë të parë në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 23 December 2020

Komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka shpallur Mërgim Vojvodën lojtarin më të mirë në Kosovë për vitin 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Vojvoda nuk ishte i pranishëm në gala mbrëmjen e organizuar nga FFK-ja, pasi kishte ndeshje në kampionat.

Megjithatë ai përmes një video-mesazhi i falënderoi të gjithë ata që besuan në të.

-Advertisement-

Përveç kësaj mbrojtësi ‘Dardan’, minuta me parë përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook ka publikuar çmimin e fituar dhe ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e tij.

“Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2020. Shumë krenari për mua të jem i shpërblyer nga vendi im. Dua t’i falënderoj të gjithë që kontribuuan në suksesin tim. Faleminderit Zotit”, shkroi Vojvoda në facebook.

Kjo ishte hera e parë që Mërgim Vojvoda fitoni çmimin e më të mirit në Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera