Lajme

Finlanda do t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s të martën

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 03 April 2023

Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s të martën, ka njoftuar sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore.

Aplikimi u nxit nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, me të cilën Finlanda ndan një kufi të gjatë.

Turqia e kishte vonuar aplikimin, duke u ankuar se Finlanda po mbështeste “terroristët”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, por Turqia po e bllokon atë për ankesa të ngjashme.

Çdo zgjerim i NATO-s ka nevojë për mbështetjen e të gjithë anëtarëve të saj.

“Ne do të ngrisim flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi,” tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel.

“Suedia do të jetë gjithashtu më e sigurt si rezultat”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera