Sport

Filloi kursi bazik për trajnere

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 02 July 2018

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të programit “Grassroots”, sot, në Banjën Onix ka filluar me kursin bazik për trajnere, që organizohet për herë të parë në vendin tonë, shkruan GazetaFokus

Në këtë kurs janë të përfshira 24 kandidate, të cilat do të kenë mundësi që gjatë këtij kursi të marrin njohurit bazike të trajnerit. Të pranishëm në hapje të këtij kursi ishin edhe zv.presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, z. Eroll Salihu, të cilët para të pranishmëve theksuan rëndësinë që ka zhvillimi i futbollit të femrave në Kosovë, si dhe për punën që po bëhet nga federata për t’i dhënë kurajë dhe hapësirë të gjitha femrave që merren me futboll, por edhe atyre që në të ardhmen e shohin veten pjesë të futbollit.

LEXO EDHE: Barcelona transferon yllin e Chelseat

-Advertisement-

Zv.presidenti Ademi i ka përgëzuar pjesëmarrëset e këtij kursi, duke uruar që nga këtu të fillojnë karrierë të suksesshme në rolin e trajnereve. Tutje, zv.presidenti, ka thënë se masovizimi dhe ngritja e cilësisë në futbollin e femrave është prioritet në strategjinë e FFK-së dhe ka shprehur mbështetjen e tij të plotë dhe të KE të FFK-së në projektet e tilla që kanë të bëjnë me futbollin e femrave.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm, Salihu, ka lavdëruar punën që po bëhet në realizimin e projekteve të tilla që kanë të bëjnë me shkollimin e kuadrove të reja të trajnerëve, derisa e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë kurs, pasi është i pari i këtij lloji që organizohet nga FFK i mbështetur nga programi i UEFA-s “HatTrick – Women’s Football Development” dhe që u jep njohuri bazike të këtij profesioni trajnereve të reja.
Ndërkohë, menaxherja e programit “Grassroots” në FFK, Sanije Krasniqi dhe drejtorit teknik, Michael Nees, i kanë njoftuar ndjekëset e këtij kursi për ecurinë dhe programin që do ta kenë gjatë 5 ditëve të ardhshme, ku krahas njohjes bazike të futbollit, do të ketë edhe trajnim dhe lojëra me fëmijë të moshës 5 deri 10 vjeç, si dhe me ekipe prej U11 deri U19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera