FFK me telegram ngushëllimi për Avni Shabanin

Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 16 December 2020
Gazetari i sportit, Avni Shabani, ka vdekur mbrëmë në moshën 65 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër, shkruan Gazeta inFokus.
Shabani tërë jetën ia kishte kushtuar gazetarisë sportive dhe së fundmi ishte pjesë e Radio Kosovës.
Vdekja e 65 vjeçarit i ka prekur shumë të gjithë.
Federata e futbollit e Kosovës me anë të një telegrami ngushëllimi drejtuar familjes së të ndjerit ka shprehur keqardhjen e tyre, duke e kujtuar të Shabanin si njeri të qetë dhe bujar.
Më poshtë gjeni telegramin e FFK-së./Gazeta inFokus/
E nderuara Familje e Avni Shabanit!
E nderuar redaksi e sportit në Radio Kosova!
Me pikëllim e dhembje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, gazetarit të shquar sportiv, Avni Shabani, andaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.
Avniu iku nga kjo botë vetëm dy muaj pas pensionimit, duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë sportive dhe jo vetëm.
Ai si pjesë e redaksisë sportive në Radio Kosovë realizoi qindra kronika, intervista dhe komentime të ngjarjeve sportive, teksa për kontributin e tij në këtë fushë u nderua edhe me çmimin “Ali Shala”.
Avniu u shqua për humanitetin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij ndaj sportistëve dhe kolegëve të tij të rinj, derisa kontributi i tij ishte i madh edhe para luftës si gazetar i të përditshmes “Rilindja”, por më vonë edhe si drejtor për sport në komunën e Ferizajt.
Avniu ishte i qetë e bujar dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...