Lajme

Fenomeni i rrallë i motit godet Kaliforninë

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 06 January 2023

Kalifornia nuk u prek nga vala e ftohtë e motit që goditi SHBA-në gjatë Krishtlindjeve , por moti i keq në SHBA nuk ka të ndalur. Vendi u prek nga shirat e dendura, erëra të forta dhe borë në male .

Sinoptikanët thonë se kjo është vetëm një nga një valë e motit të ashpër që ka goditur Kaliforninë ditët e fundit, ata parashikojnë më shumë për të ardhur.

Meteorologët flasin për një ” ciklon bombë ” të kombinuar me një ” lum atmosferik “, domethënë një rrymë ajri të lagësht që bart avujt e ujit në distanca mijëra kilometra. “Lumenjtë” e ajrit sjellin reshje në Kaliforni, por nëse ato janë jashtëzakonisht intensive, siç është ajo që po regjistrohet në shtet këto ditë, shiu dhe bora në male arrijnë nivele të paprecedentë.

-Advertisement-

Kombinimi i “bombës” dhe një “lumi” të fortë është ajo që i shqetëson ekspertët në Kaliforni.

Stuhitë shkaktohen kur një masë ajri me presion të ulët takohet me një masë me presion të lartë. Rrjedha e ajrit është nga presioni i lartë në presion të ulët, kjo shkakton erëra.

Në bombën ciklonike ka rëndësi se sa shpejt bie presioni në masën e ajrit me presion të ulët. Sa më shpejt të bëhet kjo, aq më të forta janë erërat

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera