Lajme

Fëmijët rom në Prishtinë, Haxhiu: Lexojnë librat e hudhur në kontinierë, ky diskriminim nuk guxon të ndodhë

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 03 June 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka publikuar disa fotografi ku shihet një fëmijë i komunitetit rom në Prishtinë duke lexuar libra që janë hedhur në kontinerë.

Haxhiu thotë se një diskriminim i tillë nuk guxon të ndodhë në Kosovë.

“1 Qershori Dita e fëmijëve, u festua plot gëzim e hare, por jo për të gjithë fëmijët në Kosovë. Vetëm dy ditë më vonë, sot me 3 qershor hasim në një realitet ndryshe e të hidhur për këta dy fëmijë të komunitetit rom pranë shkollës Xhemajl Mustafa, të cilët etur për dije lexojnë librat e hudhur në kontinierë. Ky diskriminim nuk guxon të ndodhë në shtetin tonë”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Ai shkruan se e drejta për arsim është e garantuar dhe e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

1 Qershori Dita e fëmijëve, u festua plot gëzim e hare, por jo për të gjithë fëmijët në Kosovë.
Vetëm dy ditë më vonë, sot me 3 qershor hasim në një realitet ndryshe e të hidhur për këta dy fëmijë të komunitetit rom pranë shkollës Xhemajl Mustafa, të cilët etur për dije lexojnë librat e hudhur në kontinierë.
Ky diskriminim nuk guxon të ndodhë në shtetin tonë.
E drejta për arsimim është e garantuar me :
KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS,
miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera