Federata gjermane i kërkon shpjegime Ozilit për fotot me Erdoganin

Autori: Gazeta inFokus
07:23 | 09 July 2018
Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel, i kërkoi të dielën Ozilit shpjegime për fotot që bëri me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përpara Botërorit.“Mesut Ozil nuk ka bërë asnjë koment deri tani. Tifozët presin përgjigje me të drejtë. Mesut, kur të kthehet nga pushimet, duhet të bëjë një deklaratë publike”, tha Grindel në një intervistë për “Kicker”.
Özil dhe Ilkay Gündogan bënë foto me Erdoganin përpara Botërorit dhe eliminimi që në grupe i Gjermanisë i shtoi polemikat për këto poza. Takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe fanellat dhuratë iu kthyen në një “boomerang” mesfushorëve të përfaqësueses gjermane, Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan. Pas eliminimit të papritur të Gjermanisë nga Kupa e Botës, presidenti i saporizgjedhur turk ua riktheu fanellat të dy futbollistëve.
Özil dhe Gündogan shkaktuan një zhurmë të madhe dhe polemika të shumta rreth skuadrës përfaqësuese gjermane përpara fillimit të Kupës së Botës, një kompeticion të cilin skuadra kampione nuk e përjetoi në qetësi.
Gündogan shkoi edhe më tej, teksa në fanellën e tij me Manchester Cityn shkroi edhe një dedikim, duke e cilësuar Erdoganin si presidentin e tij.
Një zëdhënës i Erdoganit ka konfirmuar lajmin për kthimin e fanellave të lojtarëve, duke deklaruar se presidenti turk kishte mbetur i pakënaqur nga paraqitja e tyre në Botërorin e Rusisë. Por, Erdogan shkoi edhe më tej, duke vënë gishtin në plagë, teksa deklaroi se nuk do që të ketë të bëjë më me ta, e kërkoi që futbollistët mos ta quajnë më presidentin e tyre.

Të tjera
-
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se G...
-
“Ti je këtu si deputet, jo me na mbajt ligjërata” – Dakaj i reagon ashpër deputetit Kraki
Në emisionin Debat Plus është diskutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për af...
-
LDK për vendimin e Kushtetueses: Grupi më i madh nuk mund ta bllokojë Kuvendin, votimi duhet të jetë i hapur
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese...
-
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drej...
-
Zja*rri në një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës është deklaruar mbi shpërthimin e një zjarri në Emshir të P...
-
Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy vetu...
-
“Bllokuesi nuk kalon”, Haziri reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shkruar pas...
-
Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentu...
-
Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit. L...
-
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mi...
-
Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me vendimin e sotëm, Gjykata K...
-
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, e ka komentuar ve...