Sport

Federata e Futbollit të Zvicrës me urimin më të veçantë për ditëlindjen e Shaqirit

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 10 October 2018

Xherdan Shaqiri sot ka festuar ditëlindjen e 27-të.

Dita e sotme ka qenë e veçantë për Xherdan Shaqirin.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, sot ka festuar ditëlindjen e 27-të.

-Advertisement-

Urimin më të veçantë, Shaqiri ka marrë nga Federata e Futbollit të Zvicrës në Twitter.

Kjo federatë, ka zgjedhur dy fotografi nga ndeshja e botërorit Zvicër 2:1 Serbi, për t’i uruar ditëlindjen Shaqirit.

Kujtojmë se Shaqiri me një gol në minutën e 90’-të, i kishte sjellë fitoren Zvicrës, për të festuar pastaj me shqiponjë, festë që mori jehonë në gjithë botën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera