Eurodeputeti gjerman-Lajçakut: Po anon kah agresori

Autori: Gazeta inFokus
08:11 | 29 June 2023
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka hedhur kritika ndaj emisarit të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.
Gahler i tha diplomatit sllovak përgjatë një diskutimi në Bruksel se po anon më shumë kah agresori sesa kah viktima.
“Duke parë aktivitetet tuaja që kur e keni marrë funksionin tuaj, ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Apo e ndjeni besimin e serbëve dhe kosovarëve?”, pyeti ai.
“Ajo që nuk e di, zoti Lajçak, është reagimi juaj ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij. A nuk duhej ta kritikonit publikisht edhe Vuçiqin? A nuk duhej që BE-ja të ndalonte apo të kërcënonte se do ta pakësonte fluksin e parave në Serbi? A nuk duhet t’i drejtoheni nacionalizmit serb që është shkaku kryesor i pasigurisë dhe frikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor? Cilat janë fjalët tuajs dhe të Borrell për qytetarët e Serbisë që protestojnë në numër të madh kundër qeverisë së tyre?”, tha ai.
“Mendoj se Kosova është vendi më properëndimor në rajon me arritje politike që tregojnë në drejtimin tonë, arritje kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë stabile, rritje ekonomike, një qeveri me mbështetje të lartë publike dhe në linjë 100% me deklaratat e politikës sonë të jashtme”.
Sipas tij, Kosova është e hapur për një zgjidhje të balancuar me Serbinë, “por po kërkon ndërmjetës të ndershëm që nuk e qetësojnë presidentin serb”.
Mes tjerash, ai e pyeti Lajçakun se kur do të kthehet presidenti i Serbisë,, Aleksandar Vuçiq nga konfrontimi në bashkëpunim, nga nacionalizmi në njohje dhe ta bëjë “një ndryshim politik që do të meritonte vërtet mbështetjen e BE-së”.
“Dhe nuk do të hyja në detaje të mëtejshme në atë që kemi parë me siguri se kush ishte i përgatitur të nënshkruante diçka ose kujt iu kërkua të kishte ndonjë nënshkrim në një letër të bardhë”.

Të tjera
-
Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështi...
-
Abrashi i VV-së kritikon Presidenten: Foli si autoritet kushtetues nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi
Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Os...
-
“Për shkak të zgjedhjeve elektorale, pacientët po blejnë barna jashtë Kosovës” – Haxhijaha e akuzon Arben Vitinë për mungesën e barnave në Kosovë
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndaj unifikimit të çmimit të barnave, ka...
-
Kica Xhelili: Kushtetuta nuk është formalitet teknik – dorëhiquni sikurse ua kërkon ligji që keni miratuar vet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka rea...
-
FSK: Përfundon Java Ndërkombëtare e Kadetëve, sukses i standardeve ndërkombëtare
Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është përfunduar Java Ndërkombëtare e...
-
Kusari-Lila për koalicionin me Nismën: Detajet do t’i japë Albin Kurti në kohën e duhur
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ...
-
Vëllai i deputetes së VV-së merr post në MPB, ani pse dikur e quante tru-thatë Sveçlën
S’ka rëndësi pse dikur e quante tru-thatë, madje tani do të punojë në min...
-
Aksidenti fatal në Tërstenik, Lladrovci: Humbja e një të riu është dhimbje e rëndë për gjithë qytetarët e komunës tonë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit ...
-
Haziri për dështimin e konstituimit të Kuvendit: E bllokoi Vetëvendosje, pati kuorum
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se seancën e...
-
Vd*s 29-vjeçari pas aksidentit mes dy veturave në Tiranë
Një 29-vjeçar me inicialet M.Sh. ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka nd...
-
Tarifat, Trump dhe Meloni optimistë për arritjen e një marrëveshjeje
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni t...
-
Haradinaj kritikon VV-në: Po rrëshqasim drejt një grusht shteti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka akuzuar Lëviz...