“Është rikthyer në tryezën evropiane”, ambasadorja franceze në Kosovë me fjalë të mëdha për liberalizimin e vizave
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/Screenshot_1-54.png)
Autori: Gazeta inFokus
19:54 | 14 July 2022
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ka dhënë sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Me rastin e pritjes për Festën Kombëtare Franceze të enjten, diplomatja, tha se për Kosovën është bërë përparim i dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave, megjithëse nuk iu dha drita e gjelbër nën presidencën franceze.
“Për Kosovën është bërë përparim i dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave. Në të vërtetë diskutimet që u zhvilluan nën presidencën franceze, gjatë takimit të Këshillit Evropian të 23 qershorit kanë vënë themelet për shtyrjen përpara të kësaj teme, gjithmonë duke marrë parasysh shqetësimet tona sa i përket migracionit dhe sigurisë. Në fakt çështja e liberalizimit të vizave është rikthyer qartë në tryezën e diskutimeve evropiane, në kushte më të favorshme se asnjëherë më parë. Është gjithashtu rezultat i punës së bërë nga Kosova për të qenë më proaktive në skenën ndërkombëtare”, tha ajo.
Ambasadorja Butel pati një porosi edhe për dialogun, Kosovë-Serbi, për çka tha se nuk do të ketë integrim të mundshëm për Kosovën dhe Serbinë në BE, derisa ka mosmarrëveshje mes vendeve.
“Lufta në Ukrainë rikujton urgjencën për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Nuk ka alternativë dialogu. Përderisa kjo mosmarrëveshje vazhdon, nuk do të ketë integrim të mundshëm për Kosovën dhe Serbinë brenda Bashkimit Evropian”, theksoi ajo.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se Dita e Bastiljes është shpërthim i Deklaratës së Lirisë.
“Dita e Bastiljës është në të njëjtën kohë edhe shpërthimi me çdo kusht i Deklaratës së Lirisë, rënia e burgut të Bastiljës, por edhe shpallja popullore e një kryengritje masive të madhe për liri. Prandaj, Republika do të përbënte një marrëdhënie të përhershme midis lirisë dhe popullit. Demokracia duhet të shtrihet dhe do të shtrihet për të përfshirë një Republikë, që përbën një arsye të mjaftueshme për një 14 korrik të dytë atë të Federatës, një vit më vonë”, tha ai.
Të pranishëm në këtë ceremoni për Festën Kombëtare Franceze ishin edhe personalitete nga institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe liderët opozitarë.
Ndryshe, Festa Kombëtare Franceze është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: Kryengritjen popullore dhe pushtimin e Bastiljës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez; dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvejtorin e parë të marrjes së Bastiljës.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/AlejtinBerisha-UNI.jpg)
Të tjera
-
Sot mban mbledhje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës. Mbledhja nis ...
-
Osmani: Mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të refugjatëve ka kujt...
-
E kujt është përgjegjësia për hapjen e urës së Ibrit?
Simbol i ndarjes dhe vend i tensioneve janë vetëm dy nga mënyrat se si është ...
-
Sistemi i prishur i ujit në Gaza, po i gjymton fëmijët
Tetë muaj luftë e kanë bërë 9-vjeçarin Yunis Jumaa në lëkurë dhe kockë. I ...
-
SHBA, numri i faqeve me lajme të rreme në internet, më shumë se faqet e mediave legjitime
Numri i faqeve me përmbajtje të rreme në internet, të kamufluara si faqe lajm...
-
Shtetet e Bashkuara: Jemi të zhgënjyer nga kritikat e Izraelit për dërgesat e armëve
Shtëpia e Bardhë shprehu pakënaqësinë të enjten me kritikat e bëra rishtazi n...
-
Biblioteka Kombëtare krijon qasje infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuara
Organizata e personave me aftësi të kufizuara “Handikos” sot do të bëjë përur...
-
25 vjet që nga kryerja me sukses e misionit informativ të Radio “Kosova e Lirë” gjatë luftës së UÇK-së
U bënë 25 vjet ë kur Radio “Kosova e Lirë” ka kryer me sukses dhënien e infor...
-
Temperatura vde*kjeprurëse në Mekë! Termometri shënon 51.8 gradë, mbi 1000 viktima
Numri i pelegrinëve që kanë humbur jetën gjatë Haxhit ka tejkaluar 1000, si p...
-
Mblidhen sot dy komisione të Kuvendit
Dy komisione të Kuvendit do të mblidhen sot për të mbajtur mbledhjet e radhës...
-
Moti i nxehtë, temperatura deri në 35 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet...
-
“A ta ka rrok lemza najkan te shtëpia”, Gold Ag e ofendon gazetarin Vullnet Krasniqi
Fyerje dhe ofendime u bën nga këngëtari i njohur Gold Ag pas një “video-komen...