Sport

A është ky botërori i fundit për Lionel Messin?

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 30 June 2018

Lionel Messi ka dështuar edhe në tentativën e katërt më radhë për të fituar Kupën e Botës me Kombëtaren e Argjentinës.

Kombëtarja e Argjentinës është eliminuar nga botërori i Rusisë nga Franca në një humbje dramatike me rezultat 4:3.

Pas kësaj ndeshje, pyetja që është ngritur në media është nëse Lionel Messi do të vazhdojë të mbetet pjesë e Kombëtares së Argjentinës.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Dani Alves krahason Mbappen me ninxhat breshkë: Donatello është i shpejtë!

Ylli i Barcelonës para fillimit të kualifikueseve për botërorin e Rusisë ishte larguar nga kombëtarja, për t’u rikthyer sërish me shpresën dhe besimin se do të realizonte ëndrrën e fitimit të Kupës së Botës, për ta bërë atë që ka bërë Maradona e për t’u konsideruar edhe futbollisti më i mirë në histori të futbollit.

Por ëndrra e Messit “shuhet” në Kazan nga Franca, dhe lë shumë pikëpyetje deri në reagimin e tij të parë, ku do të sqarojë të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera