Era e keqe e gojës – Çfarë e shkakton dhe ushqimet që e largojnë

Autori: Gazeta inFokus
08:08 | 25 September 2020
Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikacioni shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së keqe të frymës.
Problemet Shëndetësore Që Lidhen Me Erën E Keqe Të Gojës
Era e keqe e gojës apo ndijesia e shijes së keqe në shumë raste paralajmëron disa lloj sëmundjesh. Ndër më kryesoret është ajo që ka të bëjë me dhimbët dhe mishrat e tyre. Quhet Periodontis dhe ndodh në rastet kur indet preken nga inflamacioni. Në këtë rast, arteriet e vogla të indeve të dhëmbit të cilat mbajnë oksigjenin dhe ushqyesit shkatërrohen duke bllokuar funksionin e indeve. Kjo sëmundje shkaktohet nga sëmundje të tjera që mund të jetë i prekur trupi, nga pirja e duhanit, alkoolit si dhe higjena e dobët orale. Në forma akute kjo sëmundje bëhet kronike.
Problemet e sëmundjes së Periodontis kanë nevojë për ndërhyrjen e dentistit. Simptoma e ndijesisë së gojës së thatë gjithashtu shkakton erën e keqe të frymës. Goja e thatë mund të jetë rezultat i mjekimeve të ndryshme që trupi merr për trajtimin e komplikacioneve shëndetësore. Janë edhe shumë sëmundje të tjera të cilat shkaktojnë sëmundjen e gojës për të cilat duhet të bëni kujdes. Disa prej të cilave janë infeksionet në aparatin e frymëmarrjes siç është pneumonia apo bronshiti, infeksionet kronike të sinuseve, diabeti, niveli i lartë i aciditetit në stomak si dhe problemet e mëlçisë dhe veshkave.
Ushqimet që Luftojnë Erën e Keqe të Gojës
Higjena e gojës dhe pastrami i saj në mëngjes dhe në darkë është një faktor i rëndësishëm i erës së gojës ashtu si edhe mënyra e të ushqyerit. Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron disa prej ushqimet që largojnë erën e keqe të gojës.
Çaji jeshil apo i zi përmban një nivel të lartë antioksidantësh. Sipas studimeve të fundit ka rezultuar se konsumimi i çajit të zi apo jeshil ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës kjo për shkak të fuqisë së tyre në shkatërrimin e baktereve që shkaktojnë erën e keqe në gojë.
Kosi është një produkt fantastik për higjenën e gojës. Konsumimi i një gote me kos çdo ditë redukton nivelin e aromës së keqe në gojë. Efektet e mira të kosit vijnë për shkak të probiotikëve që ai përmban.
Uji është ilaçi natyral dhe burimi kryesor i mirëqenies së organizmit përfshirë këtu edhe shëndetin e gojës. Konsumimi i ujit ndihmon në largimin e mbetjeve ushqimore nëpër dhëmbë. Pirja e ujit nxit prodhimin e salivës, element që vepron si agjent psatrues në gojë.
Majdanozi dhe Borziloku, të dy këta përbërës ndihmojnë shumë në largimin erës së keqe së gojës sidomos kur konsumojmë hudhra apo qepë. Ideale në përfitimin edhe e më shumë vlerave është kombinimi i hudhrave apo qepës me këto dy erëza gjatë konsumimit.
Mollët dhe Spinaqi janë dy përbërës fantastik në largimin e erës së keqe të gojës. Mollët mund të konsumohen pas çdo fakti ushqimor, por edhe në mëngjes ndërsa spinaqi rekomandohet të konsiderohet më së shumti i pagatuar dhe sallatë./AgroWeb.

Të tjera
-
Ramush Haradinaj përkujton vëllanë e tij, Luanin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllanë e tij Luanin, i cil...
-
Rasti në Prizren, Osmani: Jemi përballë një drame shoqërore, akt barbar – kërkohet parandalim
Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ...
-
Ramush Haradinaj përkujton vëllanë e tij, Luanin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllanë e tij Luanin, i cil...
-
Vd*s punëtori 24-vjeçar nga Kosova, bie nga kati i tretë i skeleve në Itali
Një 24-vjeçar nga Kosova, ka gjetur vdekjen në vendin e punës në Itali Siç...
-
Kurti: Unë do të jem kryeministër, vazhdojmë tutje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, k...
-
Zbulohet identiteti i të dyshuarit për spiunazh në Kosovë pas hetimeve disa mujore
Prokuroria Speciale njoftoi se pas hetimeve disamujore ka arrestuar H.S., i d...
-
Si funksionon dhe kur do të zgjidhet Papa i ri?
Procesi i zgjedhjes së një Pape të ri do të nisë të mërkurën nga kardinalët n...
-
A pret përgjigje pozitive nga LDK-ja pas ftesës së dërguar për koalicion, flet Kurti
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është përgjigjur sot shkurt nëse pret përg...
-
Takim i Kryesisë së LDK-së pas letrës së Kurtit – Muhaxheri: Ndoshta kam pasur me taku kryetarin
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se është duke mbajtur një takim të...
-
Haziri shkon në zyrat e LDK-së, gazetarët e pyesin për letrën e Kurtit: S’ka takim tash, çdo ditë jemi në vend pune
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është parë duke shkuar në zyrat e partisë...
-
Bajrami: Kryetari Abdixhiku ka ekskluzivitetin për t’iu përgjigjur letrës së VV-së
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për h...
-
Çfarë po ndodhë në LDK, a e ka ftuar Abdixhiku kryesinë pas ftesës për koalicion nga Kurti
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se është duke mbajtur një takim të...