Rozë

Ensar Baca më i bukuri e i famshmi i Ferizajit

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 03 June 2020

Është një nga fëmijët më të ndjekur në Instagram dhe jo pa arsye. Ensar Baca, nëntë vjeçari ferizajas është i bukur, modern dhe i angazhuar në disa fusha. Ai, është tejet i ndjekur nga shumë njerëz në rrjete sociale, ku shfaqet i veshur me shije dhe pozon sikur të ishte model i listës A në industrinë e modës botërore.

Ani pse ende një djalosh i vogël, është bloger, model, këngëtar, aktor e karateist me disa tituj.

Biondi i bukur, që tërheq shikimet dashamirëse të të gjithëve kur e shohin, vijon mësimet në Shkollën Fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj. Ndonëse ende vetëm nëntë vjeç, ai është një nga personazhet më të famshëm në qytetin e tij.

-Advertisement-

Vogëlushi ka realizuar disa reklama për “Herta Center”, “Moda City”, etj, ndërkohë që është pjesë e emisionin “The One Shou”
Edhe pjesë e agjensionin “Kika Models”.

Ensari e ka edhe një këngë tejet të ndjeshme të titulluar “Babi im”, të kënduar me shumë dashuri, e së shpejti do të marrë pjesë në edicionin e shtatë të festivalit të njohur për fëmijë “Diamond Fest”.

Ylli nga Ferizaji, ka marrë pjesë edhe në një film, por që ende nuk kanë përfunduar xhirimet, andaj nuk mund të flasë shumë rreth këtij projekti artistik. Ofertat e tjera sa vijnë e shtohen për të.

Bloger, model, këngëtar, aktor, por edhe karateist. Ensar Baca me karate merret prej dy vitesh, është pjesë e Klubit të Karates “Fituesi” të Ferizaji dhe deri tani ka fituar disa tituj në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Teksa bashkë me të ëmën Mirandën na rrëfejnë të gjithë këto aktivitete e suksese, Ensari buzëqeshte lehte dhe reflektonte një kulturë e edukatë që haset rrallë.

Në fund, ai porositi të gjithë fëmijët që të merren me sport, me muzikë, me krejt ato që iu pëlqejnë dhe të luftojnë për ëndrrat e tyre fëmijërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera