Sport

Enis Xhemaili, talenti i Dritës U-15 që i inspiron të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 23 November 2020

Enis Xhemaili është talenti 14 vjeçari që luan për klubin e Dritës më grup moshat U-15, shkruan Gazeta inFokus.

Xhemaili ka statistika të jashtëzakonshme, edhe pse ka lindur me gjysmën e dorës, duke shënuar 9 gola në 4 ndeshje.

Në një prononcim për KTV, Enisi ka treguar që dëshira e tij është të bëhet një inspirim për të gjithë.

-Advertisement-

“Hobi është futbolli. Kënaqem vetëm futboll, dua të jetoj me të. Sporti është jeta, me të bëhesh diçka i madh. Kam bërë shumë për futbollin. Dua ti mësoj shumë të rinj. Dua t’i ndihmoj njerëzit në varfëri”, është shprehur Xhemaili.

Edhe trajneri i klubit ka fjalë të mëdha për Enisin, duke e vlerësuar atë si një djalosh që punon shumë.

“Enisi bën goxha punë si në fazën ofensive dhe në mbrojtje, ka statistika të shkëlqyera 18 gola në 15 ndeshje miqësore. Me ekipet e moshave U13 dhe U15 e ka pasur të lehtë, por për të luajtur me ekipin e parë do ta ket të vështirë për shkak të dorës, sepse i duhet për dyluftimet. Por, kam besim se do t’ia dalë”, ka thënë trajneri, Ardian Latifi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera