Rozë

Emma Stone është aktorja më e paguar për vitin 2017

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 17 August 2017

Emma Stone është paguar më shumë se çdo aktore tjetër këtë vit, transmeton Klan Kosova.

Ylli i “La La Land” ka arritur të fitojë rreth 26 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit dhe pjesa më e madhe fitimeve të kësaj periudhe i detyrohet suksesit të muzikalit hollivudian.

Stone mposht kështu emra të njohur si Jennifer Anniston, Emma Watson dhe Jennifer Lawrence, e cila kryesonte listën e vitit 2016 me 24 milionë dollarë e që tani duhet të kënaqet me vendin e tretë.

-Advertisement-

Fitimet e Stone llogaritet të jenë rritur me 160% krahasuar me një vit më parë, kur siguroi 10 milionë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera