Lajme

Emaili i drejtorit të RTK-së për ditën e gruas: Urime 8 marsi pa dallim gjinie

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 09 March 2023

Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ua ka dërguar një e- mail të gjithë burrave në RTK, që të ‘organizohen’ për urimin e festës së 8 marsit.

Nëpërmjet një gjuhe shqipe jashtëzakonisht të varfër e herë-herë edhe të pakuptueshme, drejtori i RTK-së Rilind Gërvalla, denjon të organizojë burrat e RTK-së për urime masive për ditën e 8 Marsit.

Drejtor Gërvalla, obligon seksin mashkullor në RTK, që fillimisht, t’u kërkojë falje grave, që deri në ditën e sotme, 8 mars 2023 – nuk kanë pasë ‘vendim për urim dinjitoz’.

-Advertisement-

Një shkarje tjetër logjike, që bën (ndoshta pavetëdijshëm) drejtori Gërvalla, është duke nënkuptuar 8 Marsin si ditë ‘viktimizimi’ për gratë, ku njofton burrat e televizionit publik, se ‘do të përpiqet që më 8 Mars, në të ardhmen gratë ta kenë pushim në RTK’.

Dhe në fund, drejtori Gërvalla, në rreshtat emotiv – bën edhe një gabim tjetër të trashë: duke ua uruar 8 Marsin ‘që të gjithëve pa dallim gjinie’. Periskopi.com.

Më poshtë, e-maili i plotë i z.Gërvalla:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera