Rozë

Elita ndjen mungesën e Gjikos, bën gjestin më të bukur për reperin në mes të Turqisë!

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 24 September 2020

Elita Rudi dhe Gjiko po bëhen prindër për herë të dytë, dhe lajmin e zbuluan vet ata përmes një festet të organizuar për të zbuluar gjininë e fëmijës së dytë që është vajzë.

Ndërsa, menjëherë pas kësaj, Elita ka udhëtuar për në Turqi ku po shijon në maksimum kohën me mikeshat e saj.

-Advertisement-

Por, edhe nga atje moderatorja ka kujtuar bashkëshortin e saj, reperin Gjiko duke bërë gjestin e bukur dhe të veçantë për të.

Elita dhe mikeshat e saj teksa po udhëtonin në taksi me një shofer turk, kanë lëshuar këngën e fundit të Gjikos në bashkëpunim me Melindën “X5”.

Ato bashkë me shoferin ia kanë ngritur volumin këngës në maksimum teksa udhëtonin rrugëve të Turqisë, duke vallëzuar dhe shijuar këngën e cila në vendin tonë është kthyer në hit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera