Lajme

Ekzekutohet me 6 plumba 28-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 19 July 2022

Një shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat në Belgjikë.

Ai është ekzekutuar me 6 plumba përgjatë Jzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide.Bëhet fjalë për Ilir S., 28 vjeç, i cili la pas gruan dhe një fëmijë, shkruajnë mediat belge.

Prokurori publik ka konfirmuar se është arrestuar një person, i cili do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese.Rrethanat e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende, ndërsa autoritetet belge janë duke hetuar mbi motivet e vrasjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera