Lajme

Ekspertët e sigurisë kibernetike që janë në gjendje t’i ndihmojnë Kosovës pa asnjë interes financiar

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 13 September 2022

Telekomi i Kosovës është duke u përballur sot me sulme kibernetike, ku si pasojë kanë rënë edhe shërbimet e internetit.

Por këto ditë ka pasur sulme kibernetike edhe ndaj mediave, bizneseve dhe institucioneve në Kosovë, duke shkaktuar probleme me internetin dhe rënien e ueb faqeve zyrtare.

Pikërisht për të diskutuar rreth këtyre sulmeve kibernetike, gjatë të martës në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, kanë qenë të ftuar dy ekspert të kësaj fushe, Arti Karahoda dhe Erblind Morina, të cilët po ashtu janë edhe hulumtues të sigurisë në organizatën “Sense Cyber Research Center”.

-Advertisement-

Ata thanë se sulmet që kanë ndodh kohët e fundit janë sulme të tipit DDoS (distributed denial-of-service). Një sulm DDoS në thelb është një përpjekje për të bërë një uebfaqe apo shërbim online të padisponueshëm tek përdoruesit.

Po ashtu gjatë kësaj interviste Karahoda dhe Morina theksuan se sulmet e tilla DDoS shoqërohen me sulme më të avancuara, ku përmendi edhe rastin e fundit të Shqipërisë e cila shkaku i këtyre sulmeve dje ndërpriti raportet diplomatike me shtetin e Iranit.

“Nga aspekti i sulmeve të fundit që kanë ndodhur, zakonisht po lidhemi nga akter të sulmeve kibernetike që po vijnë nga shteti i Iranit, gjithçka ka filluar në muajin korrik, d.m.th. dhe ka evidenca që pas këtij sulmi është inteligjenca iraniane. Evidenca apo raporti që e marrim për bazë është raporti i Microsoft”, tha Morina në T7.

Ndërkaq, Karahoda tha që nga koha e karantinës ka amplifikim të sulmeve kibernetike.

“Përgjithësi në temën e sigurisë kibernetike, është fatkeqësi se i kushtohet rëndësi pasi që ndodh ndonjë incident. Mund të themi që rajoni gjithmonë ka qenë më herët një hapësirë e zezë që nuk i ka kushtu shumë rëndësi dhe ka qenë target i grupeve kriminale që ekzistojnë gjithë botën. Tash së fundmi, por edhe nga koha e pandemisë pa dhe kemi analizu që ka amplifikim (rritje) të sulmeve kibernetike dhe kjo e përfshinë Kosovën, Shqipërinë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi më së shumti”, tha Karahoda.

Po ashtu Karahoda dhe Morina thanë se shteti i Kosovës duhet të jetë më i hapur ndaj komunitetit të sigurisë kibernetike, të cilët janë në gjendje t’i ndihmojnë shtetit të Kosovës.

“Jemi në gjendje t’i ndihmojmë Kosovës, pa asnjë interes financiar”,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera