Sport

EKSKLUZIVE: Besa transferon ish-reprezentuesin e Malit të Zi (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 25 August 2018

Krahas shumë përforcimeve nga Superliga e Liga e Parë, merkato e Besës ka kaluar edhe kufijtë e vendit.

Skuadrës së Ismet Munishit i është bashkuar mbrojtësi nga Mali i Zi, Blazo Rajoviq.

32-vjeçari ka bërë një karrierë të pasur. Përveç që ishte reprezentues i Malit të Zi, ai ka luajtur edhe për Mladostin, Deçiqin, Podgoricën e Buduçnostin në këtë shtet, kurse në Shqipëri për Vllazninë e Shkodrës dhe Flamurtarin e Vlorës.

-Advertisement-

Image result for Blazo Rajovic zeta

Përvoja e Rajoviq pritet të jetë ndihmesë e madhe për ekipin e Munishit në synimet që ka – inkuadrimin në Superligë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera