Ekonomi

Ekoturizmi dhe IT-ja, potenciale për investime në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 10 March 2018

Andrew Russell, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe njëherësh koordinator zhvillimor i OKB-së në Kosovë, ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” se teknologjia informative është e pashfrytëzueshme në Kosovë, përderisa turizmi e sidomos ekoturizmi ka potencial në Kosovë.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për masat që duhet të ndërmerren për ta luftuar korrupsionin në Kosovë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zëri: Cilat janë fushat ku Kosova mund të tërheqë investitorë ndërkombëtarë dhe lokalë, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe të punësimit, sepse 70% e popullsisë janë të rinj?

-Advertisement-

Russell: Po unë mendoj se ka shumë mundësi në sektorin global të teknologjisë informative (IT). Mendoj se kjo është diçka që është relativisht e pashfrytëzuar në Kosovë. Unë mendoj se turizmi e sidomos ekoturizmi ka potencial në Kosovë. Mendoj se ka edhe një tjetër sferë. Sfera e tretë… mund të mos u bie kurrë ndërmend. Ne investuam në një film të shkurtër të quajtur “Home” me partnerët tanë “DokuFest”. Ai vazhdoi të fitojë pothuajse 20 çmime duke përfshirë edhe “Bafta”-n. Ju mund të bëni filma të shkëlqyeshëm këtu. Gjithashtu mund të krijohet një industri fantastike e filmave në Kosovë.

Zëri: Sipas “Transparancy International”, Kosova renditet e 85-ta në shkallën e korrupsionit në botë. Cilat masa duhet të ndërmerren për ta luftuar korrupsionin këtu në Kosovë, sepse investitorët duan të punojnë në mjedisin e pastër dhe nuk duan të merren me korrupsionin?

Russell: Unë mendoj se ajo që duhet të bëhet e qartë është ajo për çka isha duke folur më herët. Rreth fragmentimit, që unë e quaj të tepërt, kompleksitetin me të cilin duhet të merremi. Ky vend ka popullsinë e një prej lagjeve në New York City. Nuk duhet të jetë aq e komplikuar. Pra, ne kemi nevojë për t’i thjeshtuar strukturat e përgjithshme të Qeverisë në mënyrë që të thjeshtësojmë llogaridhënien. Por në të njëjtën kohë ju duhet të thjeshtoni si parandalimin, ashtu edhe luftimin e korrupsionit. Duhet bërë e qartë se çfarë është parandalimi dhe kush është përgjegjës për luftimin e korrupsionit. Dhe në fund dy gjëra të tjera. Unë mendoj se ne kemi nevojë për të investuar në nisma qytetare, jo vetëm me donacione, pak këtu dhe atje, por për të përkrahur shoqërinë civile në drejtim të kërkesës për transparencë.

Në fund të fundit ajo duhet të fillojë të shkaktojë dhembje. Unë mendoj se masat e luftimit të korrupsionit për shembull janë diçka në çfarë duhet të investohet. Si mund t’u ndihmojmë autoriteteve që vërtet të fillojmë ta bëjmë të dhimbshme për shkelësit dhe ta bëjmë sa më transparent procesin. Pastaj duhet dërguar mesazh që thotë se ju nuk mund të shkoni larg me shkelje. Jo vetëm që nuk do të jeni në gjendje të shkoni larg me korrupsion, por pastaj të gjithë do ta marrin vesh këtë. Gjithashtu duhet të fillojmë të godasim “xhepin” e shkelësve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera