Lajme

Edi Rama takohet me Tony Blair në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 19 April 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Klan News raporton se takimi është zhvilluar tek “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut.

Takimi mes të dyve zhvillohet para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së. Socialistët pritet që të propozojnë emrat për presidentin e ri të Shqipërisë, por edhe të dalin me një qëndrim për deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit, Aqif Rakipi, u sanksionua financiarisht nga Departamenti i Thesarit të ShBA.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera