Sport

Edhe Raikkonen, në listën e “MeToo”. Denoncon një kanadeze

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 29 May 2018

E nëse e gjithë bota u trondit nga lëvizja “MeToo”, e cila ka pushtuar rrjetet sociale që prej denoncimit të producentit të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein, për ngacmime seksuale ndaj disa aktoreve, një denoncim i beftë vjen këtë herë nga një mashkull kundrejt një femre.

As më pak e as më shumë, por ai që kërkon ndihmën e policisë kanadeze është pikërisht Kimi Raikkonen, piloti finlandez i Ferrarit.

Ish-kampioni i botës me “kokëkuqen” ka denoncuar për “zhvatje” dhe “ngacmim” një femër, e cila përmes rrjeteve sociale i paska kërkuar atij parà në këmbim të heshtjes së saj për “futje duarsh”.

-Advertisement-

Ngjarja besohet të ketë ndodhur pas Çmimit të Madh të Montrealit, në Kanada, në vitin 2016, kur gjatë një feste, piloti i Ferrarit pretendohet t’i ketë prekur gjinjtë.

Siç informon e përditshmja kanadeze “Lapresse”, gruaja e denoncuar punonte për “Velvet Speakeasy” në Montreal, e thuhet t’i ketë kërkuar ferraristit një shifër me 7 zero (dhjetë a më shumë milionë dollarë).

Finlandezi, përmes avokatit të tij mbrojtës, ka deklaruar se është i habitur nga kjo ngjarje, pasi nuk ka lidhje me këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera