Sport

Edhe City i shtohet garës për Cengiz Under

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 10 December 2018

Klubet e Premier Ligës shumë të interesuara për talentin turk.

E ardhmja e Cengiz Under mund të jetë në Premier Ligë.

Pas Arsenalit dhe Tottenhamit, tani janë kampionët e Anglisë, Manchester City që kanë hyrë në garë për futbollistin turk.

-Advertisement-

Trajneri i Citizens, Pep Guardiola e do me çdo kusht që në janar 21-vjeçarin, i cili vazhdon të mos gjejë marrëveshjen për rinovimin e kontratës me verdhekuqtë.

Për t’ia shkëputur mesfushorin klubit italian, drejtuesit e Manchester City janë gati të ofrojnë shumën e 56 milionë eurove.

Mbetet të shihet nëse Roma do ta bind Underin për të vazhduar kontratën, apo nuk do të mund t’i rezistojë ofertave që sa po shkojnë e po shtohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera