Fun & Video

E tmerrshme: Në Indi përdhunohet një foshnje tetëmuajshe

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 30 January 2018

Një foshnje tetëmuajshe dyshohet se është përdhunuar nga kushëriri i saj në kryeqytetin indian, Delhi, transmeton Klan Kosova.

Vajza raportohet të jetë në gjendje të rëndë në një spital lokal, ku është dërguar të dielën.

Policia u tha mediave se ka arrestuar të dyshuarin 28 vjeçar.

-Advertisement-

Shefja e Komisionit për Gra në Delhi, Swati Maliwal, e cila e ka vizituar foshnjën në spital, i ka përshkruar plagët e saj si “të tmerrshme”.

Incidenti ka ndodhur të dielën, por është zbuluar të hënën pas raportimeve të mediave.

Statistikat e Qeverisë së Indisë tregojnë se krimet e tilla kundër fëmijëve janë në rritje.

Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Krimeve, në vitin 2016 janë regjistruar 19,765 raste të përdhunimit të fëmijëve në Indi – rritje prej 82% nga viti 2015 kur janë regjistruar 10,854 raste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera