Lajme

E papritur: Nuk do ta besoni se sa vota i mori Nisma nga diaspora

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 16 November 2021

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar votat e ardhura me postë nga diaspora për balotazhin e mbajtur në 21 komunat e Kosovës të dielën e 14 nëntorit, shkruan Gazeta inFokus.

Nga diaspora kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë vetëm 1 votë, kurse Isni Kilaj i PDK-së është votuar nga 56 qytetarë që jetojnë jashtë vendit.

Pavarësisht kësaj, Ekrem Kastrati i Nismas do të jetë kryetar i ri i Malishevës, pasi në balotazh ka marrë 10.394 vota apo 53.19%, kurse Isni Kilaj është votuar nga 9.147 qytetarë apo 46.81%./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera