Lifestyle

E padëgjuar më parë. Kryebashkiaku i një komune në Francë dhuron viagra për shtim të popullsisë

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 23 May 2019

Komuna e Montereau në Francë ka 629 banorë dhe shkolla e vetme në vend rrezikon të mbyllet.

Kryebashkiaku i kësaj komune dëshiron të stimulojë lindjet dhe ka një ide origjinale.

Ai ka vendosur të përballet me krizën demografike duke nënshkruar një dekret ku flitet për shpërndarjen e viagrës për çifte të moshës 18 deri në 40 vjeç.

-Advertisement-

‘Kjo iniciativë ka lindur si nevojë për të shmangur mbylljen e shkollës fillore, e cila ka mbetur vetëm me një klasë.Pa fëmijë fshati ynë është ivdekur’ është shprehur kryebashkiaku i Montereaus.

Por siç duket dhe kjo metodë nuk po i ecën kryebashkiakut pasi pas daljes së dekretit vetëm një person i është drejtuar komunës për të marrë pilulën e famshme.

Nuk kanë munguar as polemikat në lidhje më këtë inciativë të kryebashkiakut ku një pjesë e madhe i vunë në dukje atij mentalitetin e prapambetur të tij ku i sheh gratë vetëm si inkubator.

Nuk është hera e parë që një kryebashkiak francez përdor imagjinatën e tij për të zgjidhur probleme serioz kombëtarë.

Në prill të vitit të kaluar kryebashkiaku i Sainte Genevieve des Bois, André Jean, lëshoi një dekret që ndalonte qytetarët të ndiheshin të sëmurë.

Arsyeja ishte e thjeshtë në vend nuk kishte më mjekë dhe ishte e vështirë të shërohej në rast sëmundjeje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera