Sport

E pabesueshme: Bale kërkon rikthimin tek Real Madridi

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 15 December 2020

Gareth Bale ka bërë të ditur se nuk është i lumtur në Tottenham dhe dëshiron rikthimin në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan Gazeta inFokus.

Bale aktualisht është në huazim tek ‘Spurs’, kurse kontrata e tij me ‘Los Blancos’ skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.

Sipas raportimit të mediumit spanjoll ‘ AS’, uellsiani ka thënë se dëshiron të respektohet marrëveshja e tij me madrilienët dhe të ndërpritet huazimi në muajin janar.

-Advertisement-

Kujtojmë që Reali ka treguar se nuk dëshiron të vazhdoj bashkëpunimin me të, kështu Bale do të mbetet pa skuadër gjatë verës së ardhshme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera