Lajme

E mashtruan për vizë gjermane dhe ia marrin 1500 euro, Policia arreston dy të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 25 February 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy të dyshuar tjerë kanë mashtruar një person me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane ku i njëjti kishte paguar 1500 euro.

Rasti ka ndodhur më 11 janar 2023 në Podujevë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane ku i njëjti kishte paguar 1500 euro”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera