A e dini se çfarë ju bën gjumi i ditës? Do të habiteni nga rezultati

Autori: Gazeta inFokus
16:59 | 26 April 2017
Dihet se gjumi e ofron një gamë të gjerë të përfitimeve, nga rritja e produktivitetit e deri tek mbrojtja nga sëmundjet e zemrës, ndërsa shkencëtarët tani kanë zbuluar se ai ndikon edhe në lumturi.
“Studimet e mëparshme kanë treguar se gjumi 30-minutash e bën njeriun më të fokusuar, më produktiv dhe kreativ, ndërsa hulumtimi i ri ka treguar se mund të bëheni më të lumtur në qoftë se e bëni një sy gjumë gjatë ditës”, thotë prof. Richard Wiseman nga Universiteti Hertfordshire.
Përveç kësaj, gjumi më i gjatë ndërlidhet me disa rreziqe shëndetësore, dhe kjo është një shtysë për shkencëtarët që t’i nënvizojnë përfitimet e gjumit më të shkurtër.
Studimi i përfshiu 1.000 njerëz, të cilët në anketën online u përgjigjën në pyetjet psikologjike dhe për shprehitë e tyre të gjumit.
Në një shkallë, nga një deri në pesë, ata që kishin fjetur gjatë ditës shkurtimisht e kishin një rezultat mesatar prej 3.67, ata që nuk fjetën e kishin një rezultat prej 3.52, ndërsa ata që fjetën gjatë e kishin një rezultat prej 3.44.
Rezultatet treguan gjithashtu se personat, të cilët flenë më shkurtër ishin 66 për qind më të lumtur, se ata që duan të flenë më gjatë. Hulumtuesit theksojnë se ekziston një lidhje midis gjumit të shkurtër dhe ndjenjës së mirëqenies dhe lumturisë.
Anketa tregoi se 43 për qind e të anketuarve në mes moshës 18 deri 30-vjeçare flenë më shumë gjatë ditës, ndërsa këtë e bëjnë edhe 30 për qind të personave më të moshuar se 50 vjeç.

Të tjera
-
Vetëaksident në rrugën Ferizaj-Nerodime, vetura del nga rruga dhe përfundon në ara
Një vetëaksident ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Nerodime, ku një veturë ka ...
-
Mot i ndryshueshëm dhe rënie e temperaturave, në Istog, Klinë dhe Pejë mund të ketë erëra
Të shtunën pasdite parashikohet të bien temperaturat, ndërsa priten reshje bo...
-
“Kërkoi intervenimin e NATO-s më 1998 dhe e mendova si naiv”, ambasadori suedez rrëfen për takimin me Kurtin
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Tëvë1...
-
Qeveria mban mbledhje, miraton një varg rregulloresh që lidhen me pagesat në sektorin publik
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka mir...
-
Ukraina dhe Rusia konfirmojnë shkëmbimin e ushtarëve të burgosur
Qindra të burgosur të luftës rusë dhe ukrainas janë rikthyer në shtëpi pas sh...
-
Opozita insiston në përfshirjen e veteranëve në Ligjin për pagën minimale
Rritja e pagës minimale nga Qeveria e Kosovës, ka më shumë se shtatë muaj që ...
-
Kishida shkarkon sekretarin e tij për shkak të komenteve homofobike
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka shkarkuar Sekretarin e Zyrës, Masa...
-
Pakistan bllokon faqen e Wikipedias
Autoritetet pakistaneze kanë bllokuar qasjen në enciklopedinë online, Wikiped...
-
“Det i tërbuar”, pezullohet lundrimi nga Vlora
Është pezulluar këtë të shtunë lundrimi i tragetit Vlorë- Brindizi. Sipas ...
-
LDK kërkon të pezullohet dyfishimi i tatimit në pronë
Për t’u lehtësuar barra e qytetarëve që janë goditur nga inflacioni i lartë, ...
-
Mediat serbe: Me mbështetjen e Britanisë së Madhe, Albin Kurti kushtëzon Asociacionin
Mediumi serb “Novosti”, ka shkruar një artikull se kryeministri Albin Kurti v...
-
Kritikat e opozitës, Gërvalla: Nuk jam anëtar i asnjë partie politike
Drejtori i ri i transmetuesit publik RTK, Rilind Gërvalla ka reaguar pas krit...