E dini pse femrat e rivalizojnë kaq shumë njëra-tjetrën?
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 01 December 2020
Jeta e përditshme ju ka sjellë raste të panumërta sa i takon xhelozisë së femrave mes njëra tjetrën. Por cilat janë arsyet e kësaj “armiqësie” brenda gjinisë?
Bukuria –Sa më bukur që dukeni më të pasigurta bëhen femrat rreth jush, ndërsa armiqësia ndaj jush më e fortë. Nga kjo situatë nuk ka rrugëdalje. Nëse jeni beqare, femrat tjera do t’ju shohin si konkurrencë, ndërsa ato në martesë do të jenë të bindura që doni t’ua rrëmbeni burrin.
Inteligjenca – Është krejt në rregull të jeni të zgjuara, por kur njerëzit rreth jush fillojnë të shfletojnë fjalorët për të kuptuar se çka flisni, ta dini që e keni tepruar. Sa më të komplikuara që i keni fjalët që i përdorni, shoqëria ose do të ndihen “më budalla” ose dëshirojnë “të vdesin nga mërzia”. Bisedat e thella janë argëtuese, por duhet të zgjidhni vendin dhe kohën sepse njerëzit në parim shoqërohen për t’u argëtuar, dhe jo të diskutojnë për betejë.
Shprehitë e forta të punës – Nëse jeni shtëpiake e cila çdo ushqim e gatuan me ushqimet organike të rritura në kopshtin e vet ose femër e suksesshme afariste e cila qëndron në vendin e punë derisa të mos përfundojë edhe projekti i fundit, këmbëngulja dhe përkushtimi juaj i pabesueshëm do t’i bëjë të tjerët përtacë të zakonshëm. Edhe pse nuk është faji juaj për inercinë e tyre dhe etjen për mediokritet, duhet të mësoheni të jetoni me pëshpëritjet e tyre therëse.
Vetëbesimi – Ka njerëz për të cilët dihet që kanë hyrë në një vend, edhe pse nuk e kanë thënë as një fjalë të vetme. Njerëzit e tillë duken me shumë vetëbesim, por kënaqësia e tyre me atë çka janë shumë lehtë mund të keqinterpretohet si egocentrizëm ose sqimë. Doni veten, por çmoni edhe të tjerët, ose do t’ju urrejnë.
Pesha – Sado kilogramë që të keni, gjithmonë do të jeni më të dobët se dikush tjetër dhe kjo është arsye e mjaftueshme që dikush t’ju shikojë keq. Sa më vitale të jeni, mjedisi do të lakmojë linjën tuaj. Mënyra e vetme për të shmangur shikimet gjykuese është të vishni rroba të gjera.
Personaliteti i fortë – Ky tip i femrës për çdo gjë ka mendim dhe nuk heziton ta ndajë me të gjithë, edhe nëse e ka gabim. Pasi që femrat e tilla kanë karaktere, qasje dhe pikëpamje ekstreme mbi botën, ndërsa shoqëria nuk funksionon në parimin bardh-e-zi por në nuancat e ngjyrës gri, ato janë jashtëzakonisht irrituese, shkruan Telegraf.
Shpirti garues – Njerëzit, pra edhe femrat, për të cilat jeta është një garë e madhe në të cilën duhen të jenë më të mirë se lojtarët tjerë nuk janë të dashur për askënd, sidomos nëse shkelin gjithçka para vetës për të arritur deri tek qëllimi. Personat e tillë mund të fitojnë, por mundi u shkon huq kur nuk kanë me kë të ndajnë sukseset e tyre.
Mirëqenia – Sa më të pasura që jeni, mundësia është më e madhe që nuk i kuptoni problemet e “njeriut të thjeshtë”. Po ashtu paraja juaj mund të jetë magnet për miqtë e rrejshëm të cilët në ju shohin vetëm dobi financiare. Nga ana tjetër, shprehitë tuaja të jetës, respektivisht shpenzimi i parave, tek personat tjerë mund të shkaktojë ndjenjën e inferioritetit dhe kjo nuk është mirë për miqësinë.
Të tjera
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...