Lajme

E dhimbshme: Vdes një 14-vjeçare në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 02 September 2022

Një 14-vjeçare ka vdekur sot në Mitrovicë. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj, nëpër rrjete sociale, raporton Express.

Varrimi i saj do të bëhet sot në varrezat e Shipolit, në orën 16:20.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë, dashamirët dhe mbarë farefisin tonë se e jona dhe e paharruara Eriona Suma ndërroi jetë me datën 02.09.2022, në moshën 14-vjeçare. Varrimi i të ndjerës bëhet me datën 02.09.2022, në varrezat e qytetit në Shipol. Funerali niset nga xhamia te varrezat e Shipolit në ora 16:20 (me ikindi)”, thuhet në njoftimin mortor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera