Dy vajza u dhunuan dje në Gjakovë, të dyja u futën me forcë në veturë
Autori: Gazeta inFokus
09:42 | 05 October 2022
Policia e Kosovës njofton për dy raste të dhunimit në Gjakovë. Dy vajzat janë futur me forcë në veturë ku edhe janë dhunuar.
Në rastin e parë vajza është futur në veturë me forcë nga një i dyshuar. I cili më pas është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndërsa në rastin e dytë, viktima është futur në veturë nga dy persona të dyshuar, njëri nga ta është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së

Të tjera
-
Pasi OSHP pezulloi tenderin e dyshimtë, 137 milionë euro të KEK-ut, Murati ‘bëhet’ nervoz me Bajramin: Po ndalin punët e mira
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi deputetja e LD...
-
Edi Rama feston 61 vjetorin, Akademia Politike e PS videourim me Inteligjencë Artificiale
Akademia Politike e Partisë Socialiste ka realizuar një videourim special me ...
-
Hoti: Nëse s’votohesh në formë të hapur, fshehurazi zgjidhesh vetëm nëse kontrabandohen votat
Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se...
-
Shtatë raste dh*une në familje në 24 orët e fundit, pesë vetëm në rajonin e Prishtinës
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Gjermania konfirmon bisedime me SHBA-në për blerjen e sistemeve Patriot për Ukrainën
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, në një deklaratë të dhënë për Reuters, ka thën...
-
Policia e Kosovës konfiskon në Merdare mbi 100 mijë euro të padeklarura nga një shtetas serb
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikën kufitare të Merdare kanë kapur...
-
Osmani e bën të qartë se Dehari e ka imponuar tentimin për të votuar fshehtë: Lejohet, por duhet të pyeten deputetët
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se votimi i fshehtë lejohet, por se për të ...
-
Rrokulliset një autobus në Gjermani, 20 të plagosur rëndë
Një autobus i kompanisë Flixbus u përmbys në autostradën A19 në Gjermaninë Ve...
-
Bllokada politike pas aktgjykimit, edhe LDK do t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese me një lëndë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se sot, në orën 14:30, do të d...
-
BE-ja i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës
Bashkimi Evropian është i shqetësuar lidhur me raportimet se disa nga të dysh...
-
Flet avokati i Thaçit pasi Kurti aludoi se ish-presidenti jep instruksione politike nga Haga
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, kroati, Luka Misetic, në një...
-
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë edhe një huqje të madhe. Përsëri ka ga...