Lajme

“Ne ish-ushtarët e UÇK-së jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës”, OVL e UÇK-së uron SHBA-në për 4 Korrikun

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 04 July 2025

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë, duke shprehur mirënjohjen e përhershme për mbështetjen historike që SHBA i ka dhënë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

“Në këtë ditë të shënuar për miqtë tanë të përhershëm, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e përjetshme për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në reagimin zyrtar.

OVL e UÇK-së theksoi se mbështetja e SHBA-së ka qenë vendimtare në momentet më të errëta për Kosovën, duke ndihmuar në rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetformimit.

-Advertisement-

“Roli i SHBA-së në historinë tonë është i pazëvendësueshëm. Në këtë ditë të veçantë, falënderojmë veçanërisht ushtarët amerikanë që shërbejnë sot në Kosovë – për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të përditshëm për paqe dhe siguri.”

Në përmbyllje të urimit, veteranët e UÇK-së nënvizojnë lidhjen shpirtërore me Shtetet e Bashkuara:

“Ne, ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi gjithmonë ushtarë të lirisë – dhe në zemrën tonë, jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës. Kurdo që nevoja e drejtësisë, paqes apo miqësisë së sinqertë e kërkon, jemi të gatshëm të qëndrojmë përkrah SHBA-së.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera