Rozë

“Droga dhe varësia nga prostitutat”/ Si u shkatërrua jeta e gjeniut të golfit, Tiger Woods

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 25 February 2021

Vetëm dy ditë më parë, kampioni më i famshëm i golfit, Tiger Ëoods, pësoi një aksident automobilistik dhe si pasojë përfundoi në spital.

Por ky moment nuk ka qenë i vetmi në jetën e yllit të sportit që i ka lënë atij pasoja negative. Aksidenti në një farë mënyre tregon të gjithë jetën peresonale të Tiger. Si literalisht ashtu dhe figurativisht.

Ai ishte golfisti më i talentuar që bota ka parë ndonjëherë. Ndoshta edhe një prej sportistëve më të mirë të të gjitha kohërave.

-Advertisement-

Po të lëmë mënjanë gjenialitetin e tij, problemi më i madh që ka pasur ka qenë forca mendore. Aftësia për të ndarë të mirën nga e keqja.

Jashtë fushës së golfit jeta e tij ka qenë plot ulje-ngritje psikologjike. Fëmijëria i ka lënë shumë pasoja, një vetmi të thellë, mungesë besimi në vetbet dhe paaftësia për të mbajtur lidhje të gjata e të qëndrueshme. Djajtë e brendshëm e kanë torturuar atë gjithmonë.

Madje një herë ka dashur t’i japë edhe fund jetës duke pirë një mbidozë qetësuesish. Po ashtu nuk mungon largimi i fshehtë nga gruaja e fëmijët për t’u takuar me prostitute.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera