Drita e nis sot eksperiencën e re evropiane, luan me Inter Turkun në Conference League

Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 06 July 2022
Drita do ta nisë sot eksperiencën e re evropiane.
Nënkampioni i Kosovës do të përballet sot me klubin finlandez, Inter Turku, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Conference League.
Gjilanasit janë bërë të rregullt tash e sa vite në garat evropiane dhe kanë fituar sadopak përvojë.
Prandaj, ata e kanë marrë rrugën drejt Finlandës me synim që ta nxjerrin një rezultat të favorshëm para lojës së kthimit, të cilën do ta luajnë pas një jave në Kosovë, shkruan “Gazeta Express”.
Për “Intelektualët” edhe një barazim eventual sot do të ishte i favorshëm, pra me rëndësi është që të mos humbin në Finlandë.
Trajneri Ardian Nuhiu thekson se kjo do të jetë një përballje e vështirë, por ai ka besim te skuadra që tashmë e ka ndërtuar, para sfidës që do të luhet në “Veritas Stadium” në Turku.
“Do të jetë një përballje e vështirë, pasi bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë me grup të mirë të lojtarëve dhe një trajneri që ka ide të qarta. Megjithatë, edhe ne kemi pasur kohën e mjaftueshme gjatë kësaj faze përgatitore dhe me futbollistët kemi studiuar kundërshtarin dhe duhet t’i mbyllim pikat e tyre të forta. Ne duhet t’i shfrytëzojmë cilësitë tona, kam besim te skuadra që do të bëjë një performancë të mirë. Djemtë kanë punuar shumë gjatë kësaj faze dhe tani jemi gati për këtë sfidë. Skuadra jonë do të duket ndryshe nga viti i kaluar falë grupit që kemi ndërtuar”, theksoi trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut.,
Atmosferë e mirë dhe optimistë janë edhe futbollistët, për çka kapiteni Ardian Limani tha se ndjehen të sigurt që bashkë me prurjet e reja do të shfaqin një ndeshje të mirë.
“Ne si futbollistë ndjehemi të sigurt që do të shfaqim një ndeshje të mirë. Grupi është shumë i mirë dhe mezi presim të luajmë së bashku me prurjet e reja, sepse janë përshtatur shpejt me skuadrën. Inter Turku është skuadër e mirë, por mendoj që ne e kemi kualitetin e duhur për ta bërë më të mirën e fituar ndeshjen. Duhet të luajmë shpejt dhe mos të gabojmë në lojën tonë. Kemi përgatitur gjithçka që i duhet ndeshjes”, ka përfunduar Limani.
E nesër në skenë do të dalin edhe dy klubet tjera kosovare që do të luajnë në këtë garë, Gjilani dhe Llapi, ndërsa Ballkani luajti mbrëmë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja ndërmjet Inter Turkut dhe Dritës do të luhet sot duke filluar nga ora 17:00 me kohën tonë lokale.

Të tjera
-
Moment i sikletshëm për deputeten e Nismës: Rrëzohet në hollin e Kuvendit
Deputetja e Nismës, Arbresha Krasniqi, është rrëzuar sot në hollin e Kuvendit...
-
Instituti i Shëndetit Publik: Goditja në tru, rrezik real gjatë valës së të nxehtit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për ndikimin negativ q...
-
Time Kadrijaj nesër përfaqëson AAK-në në takimin e ftuar nga Kurti
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës nesër do të marrë pjesë në takimin e përbashk...
-
Qeveria ndan 4 milionë euro për subvencionimin e policave të sigurimit për mërgimtarët nga 1 korriku
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Propozim-vendimin për ndarjen ...
-
Kosovës i shtohen edhe 350 rekrutë të rinj të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj. ...
-
Ngritet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R...
-
Gruda: PDK s’merr pjesë për votim të fshehur, është jokushtetues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ata nu...
-
Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë konfirm...
-
Edhe PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin
PDK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Albin Kurtin. Abelard Tahi...
-
Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm
Deputetja e sapo betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajra...
-
Ndërpritet seanca, shkak takimi i ftuar nga Kurti
Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit është shtyrë, për shkak të takimit...
-
‘‘Qe dora’’ – Limaj e Bahitiri përshëndetën ‘ngrohtësisht’ mes vete para fillimit të seancës
Deputeti i NISMA-s Fatmir Limaj, dhe deputeti i VV-së Agim Bahtiri janë parë ...