Dosja e Prokurorisë: Kështu nisi konflikti që çoi te vrasja e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 15 February 2023
Arsim Hamiti, 41-vjeçar u privua nga jeta të dielën në mbrëmje në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë. Për këtë rast, tashmë ndodhen në paraburgim dy persona L.B., dhe A.M., të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, ndërsa ky i fundit edhe për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gazeta Express ka siguruar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në të cilën janë dhënë detaje për vrasjen e 41-vjeçarit.
Prokuroria Themelore e Prishtinës pretendon se 41-vjeçari fillimisht për shkak të një mosmarrëveshje është rrahur me grushte e shkelma nga të pandehurit. Aty janë përdorë edhe mjete të forta e më pas, sipas prokurorisë A.M., e ka goditur me thikë viktimën në pjesën e krahërorit – anën e majtë.
“Me datë 12.02.2023 rreth orës 21:40 në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, të pandehurit A.M., dhe L.B., për shkak të mosmarrëveshjes së atëçasshme fillimisht të pandehurit e kanë sulmuar dhe goditur me grushte e shkelma dhe me sende të forta, e më pas me qëllim të privimit nga jeta, i pandehuri A.M., e ka goditur me thikë në pjesën e krahërorit -anën e majtë, me ç’rast është privuar nga jeta i A.H., me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, transmeton Gazeta Express.
Tutje prokuroria thekson në dosjen e saj se te i pandehuri A.M., është gjetur se pa autorizim e në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi armën-thikën.
Ndërsa, “i pandehuri L.B., pas verifikimit rezulton se ka urdhërarrest për vepra tjera dhe ju ka shmangur drejtësisë”.
Sipas prokurorisë, i ndjeri nuk iu ka rezistuar goditjeve.
“Duke pas parasysh peshën e kësaj vepre penale mënyrën e kryerjes ku edhe pse i ndjeri nuk ju reziston vazhdojnë ta godasin e më pas edhe e privojnë. Vlerësojmë se të njëjtit nuk duhet të jenë në liri, tregon se ekziston rreziku të përsërisin veprën penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet tutje në dosjen e prokurorisë.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.M dhe L.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin veç e veç.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka gjetur se kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe në këtë mënyrë mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes, andaj paraburgimi është e vetmja masë me të cilën tani për tani mund të sigurohet prania e të pandehurve në këtë procedurë penale, pengimi i tyre në përseritjen e veprave të ngjashme penale dhe me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...