Lajme

Donika Gërvalla: Për Guxo, së parti shteti, pastaj partia

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 29 May 2022

Lista Guxo ka zgjedhur sot strukturat e saj në qytetin e Prizrenit, ku kryetar i Degës u zgjodh deputeti Haxhi Avdyli.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kryetarja e kësaj partie, Donika Gërvalla, e cila tha se kjo parti ka lindur shumë vite më parë.

“Lista Guxo nuk ka lindur në nëntor të 2020, ka lindur vite më parë, pa ja ditur emrin as ne, ka lindur si lëvizje brenda LDK-së të njerëzve duke qenë pjesë e strukturave të LDK-së janë përpjekur që atë lëvizje kombëtare, të fuqishme, mos ta lejojnë të degjeneroi paslufte, në një parti të interesave personale dhe koalicioneve dhe aleancave me krimin në Kosovë”, tha ajo, shkruan Reporteri.net.

-Advertisement-

Ajo tha se partia Guxo thotë se janë që në rend të parë të jetë shteti, pastaj partia.

“Nuke kanë pritur organizmin tonë, kanë menduar që ajo përpjekje politike e fillimit të vitit 2021 e identifikuar nga presidentja Vjosa Osmani ishte për një parë zgjedhje, sa për të kryer radhën, por edhe atëherë edhe tani themi, një herë shteti pastaj partia”, tha Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera