Lajme

DOKUMENT/ Qeveria kërcënon grevistët, do t’ua ndalim pagat!

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 25 August 2022

Sot në Kosovë ka filluar greva e përgjithshme e sektorit publik.

Kjo për shkak që sindikalistët nuk kanë arritur të merren vesh me Qeverinë për të parandaluar grevën e paralajmëruar ditë më parë.

Sindikatat i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë qasjen dhe të realizojë kërkesat për mbështetje prej 100 euro për sektorin publik.

-Advertisement-

Ndërsa, Front Online ka siguruar një dokument i cili u ka shkuar grevistëve nga zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, në të cilin thuhet se të gjithë ata që i janë bashkuar kësaj greve duhet të pezullohen nga paga.

Front Online, për këtë çështje ka kërkuar përgjigje edhe në Ministrinë e Financave, por të njëjtit nuk kanë qenë të qashshëm.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera