Dogana zbulon produkte medicinale të padeklaruara në aeroport
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 01 September 2026
Në zyrën e doganimit të brendshëm në aeroport, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave, gjatë procedurës së zhdoganimit.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit, zyrtari doganor ka ngritur dyshime lidhur me përshkrimin dhe llojin e mallit të deklaruar si “Polycarboxylate Superplasticizer”. Për të verifikuar saktësinë e deklarimit, është kryer kontroll fizik i pakos, me ç’rast është konstatuar se përshkrimi i deklaruar nuk përputhej me mallin e gjetur.
Nga kontrolli është konstatuar se bëhej fjalë për produkte medicinale të destinuara për dobësim, të cilat, sipas të dhënave të rastit, nuk janë të aprovuara për qarkullim në treg dhe për importimin e tyre kërkohet leja përkatëse nga Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPPM).
Vlera e mallit, pa përfshirë detyrimet dhe taksat, është 1,775.90 euro.
Nga veprimet e ndërmarra është evidentuar se pala ka tentuar të shmangë kontrollin dhe procedurat përkatëse doganore, përmes ndryshimit të përshkrimit të mallit dhe deklarimit të të dhënave jo të sakta, me qëllim të shmangies së detyrimeve dhe lejeve të nevojshme për vendosjen e mallit në qarkullim të lirë.
Për rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse procedurale në pajtim me legjislacionin në fuqi. Veprimet e palës janë trajtuar si kundërvajtje doganore, në bazë kodit doganor dhe të akcizave.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit, parandalimin e shmangies së detyrimeve doganore dhe kontrollin e mallrave që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me institucionet kompetente.

T� tjera
-
Nesër verdikti në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, çfarë pret profesori nga Universiteti i Amsterdamit
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Koso...
-
Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është c...
-
Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e banesës në emër të serbit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një zyrtar me inicial...
-
Trump fajëson teknologjinë e vjetër për kaosin në aeroportet amerikane: “Pati një sulm në zemër”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka fajësuar paj...
-
Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Rama: S’e di nëse ishte e qëllimshme apo nga padija, por ishte fyerje e rëndë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi interpretimin e një kënge nacio...
-
DETAJE TË REJA: Mburreshin për “çmimin e lartë” – del që AKP-ja pronën për babain e Valon Ramadanit e shiti me çmimin më të ulët nga 6 prona në Ferizaj në 2025-ën
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila kishte arsyetuar shitjen direk...
-
Pamje të tmerrshme nga tuneli në Lismir: Komuna e Fushë Kosovës akuzohet se e dëmtoi, tani mbushet me ujë sa herë bie shi
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Fushë Kosovës,...
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...






























