Lajme

Djali i Kadri Veselit nga Haga: Malli lehtësohet kur e shohim një përkrahje kaq të madhe

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 03 April 2023

Djali i Kadri Veselit, Klestori, përmes një statusi në profilin e tij në instagram ka falenderuar shqiptarët për përkrahjen masive që iu kanë dhënë ish-krerëve të UÇK-së në marshin në Prishtinë dhe atë në Hagë.

Vet Klestori ka qenë sot prezent në protestën e mbajtur në Hagë, ku kanë marrë pjesë mijëra mergimtarë nga Austria, Gjermania, Zvicra e vende të tjera.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që masivisht u solidarizuan me prindërit tanë, si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe. Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Klestor Veseli

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera