Fun & Video

Djali 12-vjeçar diplomohet në gjimnaz dhe në universitet brenda një jave

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 10 June 2021

Një 12 vjeçar inteligjent, përfundoi në vetëm një vit gjimnazin dhe universitetin, duke u diplomuar brenda një jave nga gjimnazi dhe nga universiteti, raporton abc News.

Bëhet fjalë për Mike Wimmer, i cili u diplomua nga Kolegji Komunitar Rowan-Cabarrus më 21 maj. Gjithashtu një javë më vonë ai u diplomua nga gjimnazi Concord .

Në vetëm një vit, Majk përfundoi dy vite shkollë të mesme dhe dy vite studime universitare në kolegj.

-Advertisement-

“Është ndjesi shumë e bukur,” thotë Mike për mediat amerikane.

“Meqenëse mund t’i përvetësoj njohuritë menjëherë, unë mund të kaloj çdo klasë më shpejt sesa ritmi normal,” shpjegoi ai, duke shtuar se ai mund të përfundonte projektete për një klasë tetë-javore kolegji në vetëm dy javë.”

“Ngarkesa e punës ishte shumë e lehtë për mua,” tha ai. “Njerëzit mendojnë se kjo është ndoshta një gjë , që më merr shumë kohë. Por të jem i sinqertë me ju, unë kaloj kohën më të vogël në shkollë dhe shumicën e kohës e kaloj duke luajtur video lojëra me miqtë e mi në internet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera