Lifestyle

Dita e dasmës i kthehet në ferr, shokohet kur shikon të ëmën (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 21 May 2020

Një nuse 33-vjeçare në Australi, ka rrëfyer për ndjekësit e saj në rrjete sociale, ngjarjen e pabesueshme që i ka ndodhur ditën e dasmës.

Jane Lu, drejtoreshë e përgjithshme e një kompanie mode në Australi, zbuloi teksa po fliste me ndjekësit e saj në “Tik Tok”, se e ëma kishte veshur ditën e saj të dasmës, një fustan nusërie, që për hir të së vërtetës, ishte më i bukur se fustani i saj.

“Veshja ime ishte mjaft e thjeshtë, e mamasë dukej më shumë për nuse. Veshja e saj ishte më e bardhë se e imja. Isha e nevrikosur me të, ju betohem nuk do t’i flisja, nëse ajo nuk do ta bënte e para këtë gjë”, tha Jane.

-Advertisement-

Megjithëse ndodhi ky “incident”, që “zemëroi” 33-vjeçaren me mamanë, ajo pranoi se dita e saj e dasmës ishte një moment magjik.

“Unë me të vërtetë nuk mendoja se do të isha tipi i atyre nuseve, që thonë se dita ime e dasmës është dita më e bukur e jetës sime. Por e pranoj, ajo ditë ashtu ishte vërtetë. Çdo gjë ishte e përsosur dhe nuk mund të fshija buzëqeshjen nga fytyra për tërë ditën”, tregon 33 vjeçarja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera