Lajme

Disa nga themeluesit e UÇK-së vizitojnë babain e Hashim Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 29 August 2022

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vizituar babanë e Hashim Thaçit.

Lushtaku këtë vizitë e zhvilloi me disa nga themeluesit e UÇK-së Jakup Nurën, Fadil Kodrën, Sahit Jasharin e Zenun Kodrën.

Ai, përmes një postimi në facebook, tha se babai i ish=presidentit qëndron i fortë e krenar për të birin.

-Advertisement-

“Me një pjesë të themeluesve të UÇK-së, Jakup Nura, Fadil Kodra, Sahit Jashari e Zenun Kodra, në vizitë te baca Haxhi, babai i presidentit Hashim Thaçi. Ai qëndron i fortë e krenar si gjithmonë për të birin, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin jo vetëm të UÇK-së, por edhe të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera