Dimensionet e sigurisë -2018

Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 28 December 2017
Shkruan: Tahir Ahmeti
Institucionet e Kosovës, partitë politike, shoqëria civile dhe të gjithë akteret tjerë duhet ta kenë të qartë se rruga për të zhvilluar Kosovën as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë e lehtë. Kosova ka mjaftueshëm armiq të jashtëm që ne agjendat zyrtare të tyre kanë objektiv parësor shuarjen e ekzistencës së shtetit të Kosovës.
Në vitin 2018, investimi kryesor duhet të orientohet në siguri dhe stabilitet. Në nivel të njëjtë duhet fokusuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ky nuk do të jetë vit i lehtë. Por, assesi nuk është dhe nuk do të jetë viti i fundit i sfidave të Kosovës. Prandaj, edhe mundë të shërbejë për të avancuar dimensionet themelore të shtetit:sigurinë dhe zhvillimin.
Institucionet e Kosovës, partitë politike, shoqëria civile dhe të gjithë aktorët tjerë duhet ta kenë të qartë se rruga për të zhvilluar Kosovën as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë e lehtë. Kosova ka mjaftueshëm armiq të jashtëm që ne agjendat zyrtare të tyre kanë objektiv parësor shuarjen e ekzistencës së shtetit të Kosovës.
Serbia me agjendën e saj territoriale vazhdon synimet e kamotshme për kontrollimin e Kosovës si gjoja pjesë integrale të saj, sigurisht me metodat të tjera, porse qëllimi mbetet i njëjtë: Kosova nën autoritetin politik serb.
Kjo logjikë është dëmtuese jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin. Ballkani, i lodhur nga plagët e luftës, assesi nuk ka gjetur rrugën drejt pajtimit, stabilizimit dhe integrimit.
Edhe këtu, Serbia mbetet faktori ndarës dhe i pandëshkuar.
Dialogu në Bruksel është keqpërdorur në mënyrë të vrazhdë dhe si i tillë duhet ri-formatizuar, sepse efektet që ka pritur Kosova nuk janë as për së afërmi të realizohen. Përkundrazi, hapja e Kapitujve të rëndësishëm për Serbinë në negociatat me BE-në tregojnë për një lloj përfitimi krejtësisht të hapur të Serbisë nga ky proces.
Më tutje, krizat e vazhdueshme në Kosovë i konvenojnë dhe, madje, edhe mund të nxiten në një masë nga Federata Ruse. Një politikë e ashpër e Rusisë ndaj vendeve të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, tashmë është një prej çështjeve gjerësisht të konstatuara nga nivelet e sigurisë dhe institucioneve tjera. Edhe brenda Kosovës, por edhe në raport me Kosovën, Rusia duket qartë se ka marrë pozicion dëmtues, shtrembërues dhe kaos-nxitës. Kjo nuk është lehtësisht e tejkalueshme, duke pasur parasysh edhe faktin se institucionet publike të Kosovës ballafaqohen me sfida të ndryshme, qoftë në aspekt të kapaciteteve, apo të besimit publik në to.
Dimensionet tjera të sigurisë për vitin 2018 përfshijnë po ashtu edhe aspektet e të
ashtuquajturave “temat e mëdha”.
Kosova edhe më tutje nuk ka zgjidhur problemin e demarkacionit me Malin e Zi, një problem ky i nisur qartësisht si pasojë e një gabimi institucional para nënshkrimit të asaj marrëveshje, në gusht të vitit 2015. Të gjithëve na kujtohet se një Rezolutë e Kuvendit të Kosovës kishte obliguar Qeverinë e atëhershme që të mos nënshkruajë marrëveshjen para se kjo të diskutohej në Kuvend.
Sidoqoftë, mosrespektimi i asaj Rezolute doli që të jetë një prej temave më të mëdha që i kanë
ndodhur Kosovës gjatë këtyre viteve.
Një temë tjetër, gjithsesi e madhe, është Gjykata Speciale. Kjo është temë e madhe, pavarësisht se sa do të mund të jetë numri i të akuzuarve apo niveli i tyre. Veç fakti që ekziston një Gjykatë e tillë mono-etnike është një temë jo lehtësisht e kapërcyeshme.
Dimensioni i përhapjes së ideologjisë së ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm është, po ashtu, një çështje e hapur dhje e vazhdueshme. Sidomos, me faktin e pritur që në Kosovë të kthehen edhe disa dhjetëra kosovarë që tashmë gjenden në zonat e konfliktit.
Marrë në përgjithësi, mund të vlerësohet se viti 2018 do të jetë vit me plotë sfida. I tillë, viti 2018 duhet të orientohet edhe kah përmirësimi i jetës së qytetarëve. Zakonisht, vendet që kalojnë nëpër sfida të mëdha, mund të përfitojnë edhe mundësi të mëdha. Për një jetë më të mirë, më të begatë për qytetarët.
Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore
për Politika të Sigurisë (SPRC)

Të tjera
-
Baton Haxhiu: Qeverinë e bën Vetëvendosja – s’është lajm i mirë por do t’i ketë deputetët
Gazetari Baton Haxhiu parashikon se qeverinë e re do ta formojë Lëvizja Vetëv...
-
Hamza i reagon Abdixhikut: Askush s’po thotë “hajde shkriju në PDK”
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratës ...
-
Abdixhiku: E paprecedentë, Gjermania me 70 milionë banorë votoi e shpalli rezultatet – ne ende në numërim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e kriju...
-
Nënat e serbëve: Vuçiq po na i merr djemtë me zor ta mbrojnë
Në tubimin e madh kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandë...
-
“Kadalni burra, ka njëfarë rendi këtu në Kosovë”, Abdixhiku iu përgjigjet Hamzës dhe Haradinajt
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklara...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Thaçi, mjeku i QKUK-së jep detaje
Njëri nga mjekët që po kujdeset për gjendjen shëndetësore të babait të ish-pr...
-
Abdixhiku për sụlmet e VV-së ndaj Hysen Çekajt: Të ulëta, për inat që nuk është në listën e tyre
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar sulmet që Lëvizja Vetëvendos...
-
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e Hagës, pjesë e një rrëfimi gënjeshtër”, Baton Haxhiu për Thaçin
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e ...
-
Abdixhiku: Opozita nuk është e bashkuar, nuk është një subjekt i vetëm politik
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryemin...
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ...
-
“Më i madhi në historinë e Ballkanit trajtohet si kriminel – ma gjeni një të dytë si ky”, Azdren Shala për Thaçi
Opinionisti Azdren Shala ka komentuar rikthimin e Hashim Thaçit në Kosovë, pë...
-
Trump me komplimente për Rutte: Po e forcon NATO’n, kam luftuar që ta ketë këtë detyrë, kemi qëllime të njëjta në mendje
Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar sekretarin e përgjithshëm të N...