“Dillerat në aksion”, 5 raste vetëm për një ditë në Kosovë, ja sa kg drogë u konfiskua

Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 07 April 2023
Për 24 orë, Policia e Kosovës ka ndaluar 7 persona për posedim dhe blerje të substancave narkotike, shkruan Gazeta Infokus.
Rasti i parë, ka ndodhur në Gjakovë ku në një automjet, në të cilin gjendeshin 2 burra nga Shqipëria, janë gjetur dhe janë konfiskuar 5 kg marihuanë.
Ata janë arrestuar në fshatin Brekoc, të enjten rreth orës 20:30, derisa rasti është cilësuar si blerje dhe posedim i substancave narkotike.
“Gjatë kontrollit në automjetin ku gjendeshin dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, u është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë rreth 5 kg. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa 3 raste të tjera me sasi më të vogla janë zënë në kryeqytet.
Në rastin e parë i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa në rastin e dytë njëri nga të dyshuarit ka rezultuar i kërkuar ga policia dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 1.3 gram. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”
“Policia ka ndaluar dy meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari i parë është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 0.4 gram dhe një thikë ndërsa personi tjetër gjatë verifikimit ka rezultuar person i kërkuar në bazë të urdhëresave lëshuar nga gjykata i cili është dërguar në vuajtje dënimi”.
Ndërsa një person është ndaluar në aeroportin e Prishtinës dhe i është gjetur kanabis.
“ANP Adem Jashari, 06.04.2023 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që iu është gjetur dhe sekuestruar një paketim i vogël me 6 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kanabis. I dyshuari po ashtu ka pranuar se në banesën e tij ka edhe 1 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, substanca është sekuestruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.
Edhe në Podujevë një burrë është intervistuar pasi u zu me 0.87 gram substancë narkotike, shkruan Gazeta Infokus.
“Njësiti policor gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar, ka gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike me peshe 0.87 gram. I dyshuari është intervistuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”. Thuhet në njoftimin e policisë.
Raste të tilla të posedimit dhe të blerjes së narkotikëve në raportin 24 orësh të policisë janë goxha të shpeshta./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rrugët që lidhin ...
-
Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të na...
-
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë. Kjo...
-
Hoxhaj tha se e mbështet një koalicion me VV’në, Çitaku: Befasi deklarata e tij, qëndrim i ri
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë se do ta votont...
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...
-
Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja: Kam marrë pjesë më herët e do të marrë edhe tash
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ko...